Kur mbreti italian Viktor Emanueli, vizitonte Gjirokastren
E Marte, 07 Prill 2009
Blerim Kore
Turi i vizitave te Mbretit te Italise, Emanueli i III, me 14 maj 1941 ne Shqiperi, dy vjet pas pushtimit, do te perfshinte edhe nje vizite ne qytetin e gurte te Gjirokastres. Ai do te ishte nje nder personalitetet e rralle boterore, qe rreth gjysmes se dyte te shekullit te kaluar do te shkelte ne vendin e shqiponjave. Ceremonia e pritjes do te zhvillohej ne sheshin kryesor te qytetit, (sot sheshi i 'Cercizit'), ku u prit nga personalitete drejtuese te atyre viteve ne Gjirokaster, si dhe nga banoret. Sipas deshmive historike te atyre viteve, Viktor Emanueli do te interesohej dhe merrte informacion per qytetin e Gjirokastres, historine e tij etj. Naten e 14 majit 1941, Viktor Emanueli do ta kalonte ne njerin prej hoteleve me luksoze te atyre viteve ne Gjirokaster, Hotel "Royal", (sot Hotel "Sopoti"), prone e familjes Haderaj. Mbreti do te flinte ne nje dhome ne katin e dyte te nderteses, ballkoni i ciles shikonte nga sheshi kryesor i qytetit te Gjirokastres. Ky hotel ishte ndertuar ne disa faza, per disa vite me radhe. Forma perfundimtare me pak ndryshime ne ambientet e brendshme, eshte ajo qe shihet edhe sot. Ky objekt perfaqesonte hotelin me luksoz per kohen. Akoma sot jane te ruajtura te ky objekt, elemente karakteristike te arkitektures neoklasike italiane, si ballkonet, kangjellat, elementet dekorative te kornizat e dritareve, etj. Mengjesin e 15 majit 1941, Viktor Emanueli do te vazhdonte turin e vizitave ne Jug te vendit, ne Delvine, Sarande, etj.
Arkitektura
Vizita e Viktor Emanuelit solli edhe nje rritje te aktivitetit italo-shqiptar ne fushen e tregtise dhe ndertimeve. Ndertimet e realizuara sipas stilit italian, ne vitet 1920-1940, ne qendren historike te Gjirokastres, vitet e fundit kane nxitur vemendjen e specialisteve si nje element i rendesishem historik, arkitektonik dhe ndertimor i zones. Behet fjale per godina te ndryshme publike apo private, te realizuara ne pjesen historike te qytetit. Sipas studiuesve elementet tradicional te arkitektures gjirokastrite ne kete zone jane gershetuar edhe me elemente te rinj, te cilat kane arritur te pershtaten mjaft mire ne kuadrin e zones historike. Krahas vlerave arkitektonike keto ndertime mbartin edhe vlera historike te vecanta, madje ne njerin prej hoteleve te ndertuara ne keto vite ne pazarin e Gjirokastres, ka qendruar edhe ish-mbreti i Italise, Viktor Emanueli, motrat e mbretit Zog, etj. Ky eshte vleresuar edhe si; "Stili italian i ndertimeve, ne qendren historike te Gjirokastres gjate viteve '20-'40 te shekullit te kaluar", hartuar nga pedagogu i Universitetit te Gjirokastres, Teodor Bilushi dhe Raimond Kola, drejtor i Zyres se Administrimit dhe Koordinimit te qytetit muze te Gjirokastres.
Tregtia
"Ndertimet per qendren historike te Gjirokastres, jane shoqeruar me pak te dhena dhe me interesime modeste te studiuesve, pasi dihej se gjate regjimin komunist, si per vlerat e krijuara gjate mbreterimit te Monarkise se Zogut edhe me vone, ishte e pamundur te flitej", thote Rajmond Kola, njeri prej bashkautoreve te ketij studimi. Keto vite njohin zhvillimin e Jugut te vendit, kurse Saranda behet porti i dyte me i rendesishem per tregtine Itali-Shqiperi, me itinerarin Sarande-Brindizi-Bari. Pa lene pa permendur ketu, ndertimin e aeroportit te qytetit dhe funksionimi i linjave te brendshme dhe atyre carter me Italine. "Pikerisht ky zhvillim solli jo vetem permiresimin e gjendjes ekonomike te mjaft prej familjeve gjirokastrite dhe lindjen e marredhenieve te reja ekonomike, por edhe hapesira te reja lidhjesh dhe shkembimesh me pertej detit", thote Teodor Bilushi.
Investimet italiane ne Gjirokaster pas pushtimit
Zhvillimit ekonomik te atyre viteve ne Gjirokaster, nuk kishin si t'i mungonin edhe bankat. Per here te pare Gjirokastra njeh aktivitetin bankar ne vitet '30, me ndertimin dhe venien ne funksion te "Banca Nazionale d'Albania" dhe "Banco di Napoli". "Te dy keto objekte qe ndodhen ne zonen historike, kane element te panjohur me pare ne ndertimet e qytetit per vete funksionin qe kane pasur. Ketu kemi perdorim te betonit, hekurit dhe mure masive guri me llac. Te "Banco di Napoli" kemi prezencen e ballkoneve me kangjella dekorative, nuk mungojne ne keto objekte hekurat ne dritare ne forme kangjellash, grilat e renda dhe tarabate si element sigurie", thuhet ne studim.
Edhe Liceu i Gjirokastres, (sot gjimnazi "Asim Zeneli"), perfaqeson objektin kryesor arsimor ne qendren historike, i ndertuar sipas teknikave arkitekturore dhe strukturore me te avancuara te kohes. Objekti perfundon se ndertuari ne vitin 1941, ne formen qe eshte edhe sot. Godina e re u ngrit mbi objektin e ish-Liceut Francez te vitit 1928, i shkaterruar nga lufta. Ne anen e pasme te Liceut (gjimnazit), ndodhen disa objekte ne forme kapanonesh, ku nje prej tyre aktualisht perdoret si palester. Ne keto ambiente ka funksionuar Shkolla Teknike Italiane, filiali i Institutit "Montani". Sistemi i ndertimit te ketyre ambienteve eshte sipas teknikave te reja per ate kohe, (vitet '30-'40), te panjohura me pare ne qytetin e gurte. Po kjo arkitekture eshte perdorur edhe ne objektet e prefektures dhe bashkise, apo godinen e kishes katolike dhe te zones historike.
Disa ndertimet me stil italian :
Banesa (Vila) "Emin Kokalari", e ndertuar '31-'33
Vila "Papavangjeli", Varosh, ne vitin '37
Vila "Aleks Ceci", n lagjen Varosh, (ish radio)
Vila "Teli Mihali", banese dhe tregtore, 1937
Vila "Koco Kekezi", banese kater kateshe
Vila "Niko Tola", banese dy kateshe
Vila "Taho Alite", lagje Hazmurat
Vila Lame Kareco, lagjja Varosh, ish-minister i Financave
Kur italianet ndertuan aeroportin e Gjirokastres
Ishte shtatori i vitit 1924, kur autoritetet shqiptare pranuan kontraten me shoqerine "Adria -Aero-Llojd" dhe nxiten daljen e nje projektligji, i cili do te celte siparin e historikut te aviacionit civil ne vendin tone. Ky projekt ligj bente fjale per vendosjen e linjave te rregullta te trafikut te aviacionit civil ne linjat Tirane-Shkoder-Durres-Berat-Vlore-Gjirokaster. Me vone hartes se udhetimeve civile nepermjet ajrit iu shtuan edhe Korca, Kukesi dhe Peshkopia. Linja ajrore Tirane-Gjirokaster-Tirane u inaugurua ne 11 gusht 1929. Keto fluturime bene te mundur lidhjen e qendres se Jugut te Shqiperise, me kryeqytetin ne nje kohe te shkurter dhe vetem ne kushte te mira atmosferike. Fillimisht ne kete linje fluturimesh ka operuar nje ekuipazh i reduktuar gjerman, dhe me pas nje ekuipazh i perbere nga pilote italiane.
Transporti ajror dhe konkurrenca
Krahas pasagjereve ne linjen Gjirokaster-Tirane dhe anasjelltas, avionet realizonin edhe transportimin e postes. Per kete linje fluturimesh perdoreshin dy-tre aeroplane te lehte te tipit "Albatros E" dhe "Albatros G", te cilet kishin nga tre vende secili. Ne vitin 1932 marreveshja me gjermanet u abrogua dhe qeveria Mbreterore Shqiptare, ia dha koncesionin per sherbimin ajror civil shoqerise italiane "Ala-Littoria". Kesaj periudhe i perket edhe ndertimi dhe sistemimi i aeroportit te Gjirokastres, ne perputhje me kushtet teknike te fluturimeve te asaj kohe.
Beteja e nenoficerit Mujo Ulqinaku
Nje nder luftetaret e pare me te shquar dhe organizues i qendreses se armatosur kunder pushtimit fashist italian ne 7 prill 1939, ishte edhe Mujo Ulqinaku, Hero i Popullit. Lindi ne Ulqin, ne familjen e nje detari te varfer. Qe ne moshe te vogel hyri ndihmes detar dhe me vone punoi si detar ne Shkoder dhe ne Durres. Si nenoficer ne nje nenrepart te marines ne Durres, diten e agresionit fashist italian kunder Shqiperise, u vu menjehere ne krye te detareve te braktisur nga oficeret tradhtare dhe organizoi me ta dhe me vullnetare te tjere, qendresen e armatosur ne portin e Durresit. Mujo Ulqinaku luftoi me trimeri e guxim te rralle, duke vrare e plagosur dhjetera fashiste. Por, Mujo Ulqinaku mbeti i vrare ne luftim te pabarabarte ne mbrojtje te atdheut pikerisht diten qe italianet uzurpuan Shqiperine, me 7 prill 1939, duke u bere shembull i larte patriotizmi. Per kete arsye, edhe sot e kesaj dite akti heroik i Mujo Ulqinakut, kujtohet nga zyrtare te qytetit bregdetar, si dhe nga qytetare te shumte. Busti qe mban emrin e tij, eshte vendosur prane kulles se Kalase se Durresit.