The Doors
The Doors | |
|---|---|
| Background information | |
| Prejardhja | Los Angeles, California, U.S. |
| Zhanret | |
| Vitet aktive |
|
| Labeli | |
| Spinoffi |
|
| Spinoff i | Rick & the Ravens |
| Anëtarët e kaluar | |
| Uebfaqja | thedoors |
The Doors ishin një grup rok amerikan i formuar në Los Anxhelos në vitin 1965, i përbërë nga vokalisti Jim Morrison, tastieristi Ray Manzarek, kitaristi Robby Krieger dhe bateristi John Densmore. The Doors ishin një ndër grupet më me ndikim dhe më të diskutueshëm të rokut të viteve 1960, kryesisht për shkak të teksteve dhe zërit të Morrisonit, si dhe të personalitetit të tij të paparashikueshëm në skenë dhe problemeve ligjore. Ky grup konsiderohet si përfaqësues i nënkulturës së asaj epoke.[4]
Grupi e mori emrin nga një libër i shkruar nga shkrimtari anglez Aldous Huxley, The Doors of Perception (Dyert e perceptimit), i cili vetë i referohej një citati të poetit anglez William Blake. Pas nënshkrimit të kontratës me kompaninë Elektra Records në vitin 1966, The Doors së bashku me Morrisonin regjistruan dhe nxorën në treg gjashtë albume brenda pesë vitesh, disa prej të cilave konsiderohen ndër më të mirat e të gjitha kohërave,[5][6] përfshirë debutimin e tyre The Doors (1967), Strange Days (1967), Morrison Hotel (1970) dhe L.A. Woman (1971). Të quajtur "Mbretër të Acid Rock-ut" nga revista Life[7], ata ishin një nga grupet më të suksesshëm të kohës së tyre dhe deri në vitin 1972, The Doors kishin shitur mbi 4 milionë albume brenda vendit dhe gati 8 milionë këngë.
Pas vdekjes së Morrisonit në rrethana të paqarta në vitin 1971, grupi vazhdoi si trio, duke nxjerrë edhe dy albume të tjera derisa u shpërbë në vitin 1973.[8][9] Në vitin 1978, ata u riformuan për albumin An American Prayer, i cili kombinonte muzikë të re me recitime të poezive të Morrisonit të regjistruara në vitet 1969-1970. Ata u ribashkuan përsëri për një kohë të shkurtër në vitin 1993, kur u futën në Rock and Roll Hall of Fame, si dhe për disa projekte të ndryshme në shekullin e 21-të. Në vitin 2002, Manzareku, Kriegeri dhe Ian Astbury nga The Cult (si vokalist) filluan të performonin me emrin "The Doors of the 21st Century". Densmore dhe pasuria e Morrisonit i paditën për përdorimin e emrit të grupit. Pas një kohe të shkurtër si Riders on the Storm, ata filluan të njiheshin me emrin Manzarek–Krieger dhe bënë turne deri në vdekjen e Manzarekut në vitin 2013.
The Doors ishin grupi i parë amerikan që grumbulloi tetë LP të njëpasnjëshme të certifikuara të arta dhe të platinta nga Recording Industry Association of America (RIAA)[nb 1]. Sipas RIAA-s, ata kanë shitur 36 milionë albume në Shtetet e Bashkuara[11] dhe mbi 100 milionë disqe në mbarë botën[12], duke i bërë ata një nga grupet më të shitura të të gjitha kohërave[13]. The Doors janë listuar si një nga artistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave nga revista të tilla si Rolling Stone, e cila i renditi ata në vendin e 41-të në listën e saj të "100 Artistëve më të Mëdhenj të të Gjitha Kohërave".
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Origjina (korrik 1965 – gusht 1966)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
The Doors mori jetë pas një takimi të rastësishëm të Jim Morrisonit dhe Ray Manzarekut në plazh në Santa Monica, përballë shtëpisë së Ray-t në Fraser Avenue në korrik të 1965-ës. Ata e njohën njëri-tjetrin, pasi që të dy kishin ndjekur Shkollën e Teatrit, Filmit dhe Televizionit të UCLA-s. Morrisoni i rrëfeu Manzarekut se kishte shkruar këngë.[14] Siç do të tregonte më vonë Morrisoni për Jerry Hopkins-in në Rolling Stone, "Ato pesë a gjashtë këngët e para që shkrova, thjesht po merrja shënime në një koncert fantastik rock që po ndodhte brenda kokës sime. Dhe pasi i shkruaja këngët, më duhej t'i këndoja."[15] Me inkurajimin e Manzarekut, Morrisoni këndoi fjalët hapëse të "Moonlight Drive": "Le të notojmë drejt hënës, le të ngjitemi përmes baticës, të depërtojmë në mbrëmjen që qyteti fle për ta fshehur." Manzareku u ndie i frymëzuar, duke menduar për gjithë muzikën që mund të luante për të shoqëruar këto tekste "të lezetshme dhe drithëruese".[16]
Në atë kohë Manzareku ishte pjesë e një grupi jo fort i suksesshëm që quhej Rick & the Ravens me vëllezërit e tij Rick dhe Jim, ndërsa bateristi luante me Psychedelic Rangers dhe e njihte Manzarekun nga kurset e meditimit.[17] Densmore iu bashkua grupit më vonë në gusht të 1965-ës. Së bashku, ata kombinuan zhanre të ndryshme muzikore nga xhazi, roku, bluzi dhe njësitë e muzikës folk.[18] Së bashku me basisten Patty Sullivan,[nb 2] dhe tani të pagëzuar si Doors, regjistruan një demo me gjashtë këngë më 2 shtator 1965, në World Pacific Studios në Los Angeles.[nb 3] Grupi mori emrin nga titulli i librit të Aldous Huxley, The Doors of Perception, i cili rrjedh nga një varg në veprën e William Blake": "Nëse dyert e perceptimit do të pastroheshin, gjithçka do t'i dukej njeriut ashtu siç është: e pafundme".[21] [22] Në fund të vitit 1965, pasi dy vëllezërit e Manzarekut u larguan, u bashkua kitaristi Robby Krieger. [23]
Nga shkurti deri në maj 1966, grupi performonte në klubin "e rrënuar" dhe "të ndyrë" të Los Anxhelosit, London Fog me këngën "Rhonda Lane Exotic Dancer". [24] Kjo përvojë i dha Morrisonit dhe grupit besimin të performonte para një audience direkt për të zhvilluar dhe punuar këngët "The End" dhe "Light My Fire" në pjesët e tjera në albumin e tyre debutues. [24] Manzareku më vonë u shpreh se në London Fog grupi "u bë ky entitet kolektiv, kjo njësi uniteti" ... aty filloi të ndodhte magjia." [24] Grupi shpejt mori vlerësime, pasi u rekrutua nga Ronnie Haran,[25] ku ata ishin grupi muzikor vendas, duke mbështetur artistë, përfshirë grupin Them të Van Morrison.[26] Natën e tyre të fundit së bashku, të dy grupet u bashkuan për " In the Midnight Hour" dhe një seancë njëzet minutëshe të "Gloria".[27][28]
Më 10 gusht 1966, ata u spikatën nga presidenti i Elektra Records, Jac Holzman, i cili ishte i pranishëm me rekomandimin e këngëtarit të Love, Arthur Lee, grupi i të cilit ishte me Elektra Records. Pasi Holzman dhe producenti Paul A. Rothchild panë dy sete të grupit duke luajtur në Whisky a Go Go, ata nënshkruan kontratë me ta me labelin Elektra Records më 18 gusht që qe dhe fillimi i një partneriteti të gjatë dhe të suksesshëm me Rothchild dhe inxhinierin e zërit Bruce Botnick. The Doors u pushuan nga puna nga Whisky më 21 gusht 1966, kur Morrisoni shtoi një ritregim eksplicit dhe një version të mbushur me fjalë të pista të mitit grek të Edipit gjatë "The End".
Albumet "Other voices" dhe "Full circle" (korrik 1971 – janar 1973)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Vdekja e Morrisonit vulosi Doors-at si legjendarë, dhe të pavdekshëm. S'kishte shanse që grupi të mbijetonte viteve '70. Ndoshta kjo ishte edhe gjë e mirë në fund të fundit. S'mund t'i imagjinoj The Doors në epokën e Diskos - Henrz Rollings
Regjistrimi i albumit pasardhës 'LA Woman, Other Voices, filloi gjatë kohës kur Morrison ishte në Paris. Grupi mendonte se ai do të kthehej për t'i ndihmuar ata të krijonin albumin.[29] Pasi Morrisoni vdiq, anëtarët e mbijetuar menduan ta zëvendësonin atë me disa persona të tjerë, si Iggy Pop në vokal. [30] Por meqenëse kjo nuk funksionoi, Krieger dhe Manzareku morën vetë në dorë vokalin.[31] Other Voices u përfundua më në fund në gusht 1971 dhe u publikua në tetor 1971. Albumi përmban këngën "Tightrope Ride", e cila u transmetua disa herë në radio. Trioja filloi të performonte përsëri me anëtarë të tjerë më 12 nëntor 1971, në Pershing Municipal Auditorium në Linkoln, Nebraska, më pas në Carnegie Hall më 23 nëntor dhe në Hollywood Palladium më 26 nëntor.[32]
Regjistrimet për albumin Full Circle u bënë një vit pas publikimit të albumit Other Voices, gjatë pranverës së vitit 1972, dhe albumi u publikua në gusht të vitit 1972. Për turnetë e planifikuara gjatë kësaj periudhe, Doors angazhuan Jack Conrad në bas (i cili kishte luajtur në disa këngë si në Other Voices e edhe në Full Circle ), si dhe Bobby Ray Henson në kitarë ritmi. Ata filluan një turne europian që mbulonte vende si Franca, Gjermania, Holanda dhe Mbretëria e Bashkuar, duke përfshirë edhe një paraqitje në shfaqjen gjermane Beat-Club . Ashtu si Other Voices, Full Circle nuk performoi aq mirë komercialisht sa albumet e tyre të mëparshme. Ndërsa Full Circle ishte i njohur për shtimin e elementeve të muzikës funk dhe xhaz në tingullin e zakonshëm të Doors,[33] grupi pati vështirësi me Manzarek dhe Krieger në krye (asnjë nga albumet pas Morrison nuk kishte arritur në Top 10 ndërsa të gjashtë albumet e tyre me Morrison kishin arritur).[34] Pasi kontrata e tyre me Elektra skadoi, Doors u shpërbë në vitin 1973.
Pas grupit The Doors
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pasi Morrison vdiq në vitin 1971, Densmore dhe Krieger shkuan në Londër për të kërkuar një këngëtar të ri.[35] Ata formuan atje Butts Band në vitin 1973 dhe nënshkruan me Blue Thumb Records. Me këtë grup ata publikuan një album të titulluar Butts Band në të njëjtin vit, deri sa u shpërbënë në vitin 1975 pas një albumi të dytë.[36]
Manzareku realizoi tre albume solo nga viti 1974 deri në vitin 1983 dhe formoi një grup të quajtur Nite City në vitin 1975, i cili publikoi dy albume në vitet 1977–1978.[37] Krieger në anën tjetër publikoi gjashtë albume solo nga viti 1977 deri në vitin 2010.[38] Në vitin 2002, të dy u bashkuan për të formuar një version të ri të Doors të cilin e quajtën Doors të shekullit të 21-të. Për shkak të betejave ligjore me Densmore dhe pasurinë e Morrisonit për përdorimin e emrit Doors, ata e ndryshuan emrin disa herë derisa më në fund bënë turne nën emrin "Manzarek–Krieger" ose "Ray Manzarek dhe Robby Krieger të Doors".[39] Ky grup bëri turne të shumta gjatë gjithë karrierës.[40] Në korrik 2007, Densmore njoftoi se nuk do të ribashkohej me Doors, nëse Eddie Vedder i Pearl Jam nuk do të ishte këngëtar kryesor.[41]
Për shkak të ndërlikimeve që lidhen me kancerin e kanalit biliar më 20 maj 2013, Manzareku vdiq në një spital në Rosenheim, Gjermani, në moshën 74-vjeçare.[42] Krieger dhe Densmore u bashkuan më 12 shkurt 2016, në një koncert bamirësie përkujtimor për Manzarekun. Të gjitha të ardhurat shkuan për "Stand Up to Cancer".[43]
Ribashkime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]An American Prayer u publikua në vitin 1978 dhe ishte albumi i tretë pas vdekjes së Morrisonit. Ai konsistonte në shtimin e këngëve muzikore nga grupi në performancat e Morrison duke recituar poezitë e tij të regjistruara më parë. Albumi pati një sukses komercial duke fituar një certifikatë platini.[44] Dy vite më vonë, u nominua për një çmim Grammy në kategorinë "Albumi i Fjalëve të Folura", por në fund humbi ndaj albumit The Ages of Man të John Gielgud.[45] An American Prayer u rimasterizua dhe u ripublikua me këngë bonus në vitin 1995.[46]
Në vitin 1993, Doors u futën në Sallën e Famës së Rock and Roll-it .[47] Në ceremoninë e inaugurimit, Densmore, Manzarek, Krieger u ribashkuan për të interpretuar "Roadhouse Blues", "Break On Through" dhe "Light My Fire". Eddie Vedder interpretoi në vokal, ndërsa Don Was luajti bas.[48] Për setin e vitit 1997, anëtarët e mbijetuar të Doors u ribashkuan për të përfunduar "Orange County Suite". Kënga bazohej në një këngë që Morrison e kishte shkruar dhe regjistruar në fillim të vitit 1969, duke e ofruar si vokal ashtu edhe piano.[49]
The Doors u ribashkuan në fillim të shekullit për të regjistruar muzikë për albumin tribut të The Doors Stoned Immaculate: The Music of The Doors .[50] Pas seancave, anëtarët e grupit u ribashkuan në vitin 2000. Për performancën live, grupit iu bashkua Angelo Barbera dhe vokalistë të shumtë të ftuar, përfshirë Perry Farrell të Jane's Addiction, Pat Monahan, Ian Astbury të Cult, Travis Meeks, Scott Weiland të Stone Temple Pilots dhe Scott Stapp të Creed . Më 29 maj 2007, grupi i Perry Farrell, Satellite Party, publikoi albumin e tij të parë Ultra Payloaded nga Columbia Records . Ai përmbante "Woman in the Window", një këngë e re me një performancë vokale të pararegjistruar nga Morrison.[51]
Manzarek së bashku me Krieger, Densmore dhe DJ/producentin Skrillex (Sonny Moore) regjistruan një këngë të re në vitin 2012, për të cilën Manzareku tha: "Më pëlqen të them se kjo është kënga e parë e re e Doors e shekullit të 21-të". Seanca e regjistrimit dhe kënga janë pjesë e një filmi dokumentar, Re:Generation, që rekrutoi pesë DJ/producentë të njohur për të punuar me artistë nga pesë zhanre të ndryshme dhe i vuri ata të regjistronin muzikë të re.[52] Manzarek dhe Skrillex patën një lidhje të menjëhershme muzikore: "Sonny luan ritmin e tij, e tëra çfarë duhej të bënte ishte të luante të vetmen gjë. E dëgjova dhe thashë, 'O Zot, kjo është e fortë'." Manzarek formulon, "Në thelb, është një variacion i ' Milestones ', nga Miles Davis, dhe nëse e them vetë, tingëllon shumë mirë, shumë e nxehtë."[53] Kënga, e quajtur " Breakn' a Sweat ", u regjistrua për EP- në Bangarang të Skrillex.[54]
Në vitin 2013, anëtarët e mbetur të Doors regjistruan me reperin Tech N9ne për këngën " Strange 2013 ", e cila u shfaq në albumin e tij Something Else, i cili përmban instrumente të reja nga grupi dhe mostra të vokaleve të Morrison nga kënga " Strange Days ".[55] Në bashkëpunimin e tyre të fundit para vdekjes së Manzarek, tre anëtarët e mbijetuar të Doors siguruan mbështetje për albumin e poetit Michael C. Ford, Look Each Other in the Ears .
Më 12 shkurt 2016, në Teatrin Fonda në Hollywood, Densmore dhe Krieger u ribashkuan për herë të parë pas 15 vitesh për të performuar në nder të Manzarekut dhe për bamirësi për organizatën Stand Up to Cancer. Ajo ditë do të kishte qenë ditëlindja e 77-të e Manzarekut.[56] Atë natë morën pjesë, ndër të tjerë, Exene Cervenka dhe John Doe të grupit X, Rami Jaffee i Foo Fighters, Robert Deleo i Stone Temple Pilots, Stephen Perkins i Jane's Addiction, Emily Armstrong i Dead Sara, Andrew Watt.[57]
Në vitin 2025, si pjesë e 60-vjetorit të grupit, John Densmore dhe Robby Krieger, të shoqëruar nga regjistrime arkivore të Jim Morrison dhe Ray Manzarekut, u ribashkuan si The Doors për një performancë të "Riders On The Storm" të prodhuar për fondacionin Playing for Change . I publikuar më 9 janar 2026, videoja ishte pjesë e serisë së tyre "Song Around the World", dhe regjistrimi i përfunduar përfshinte një listë të gjatë bashkëpunëtorësh ndërkombëtarë, në stilin e prodhimeve të tjera për serialin.[58]
Duke filluar nga fundi i viteve 1970, pati një ringjallje të vazhdueshme të interesit për grupin Doors, që krijoi një brez të ri fansash. [59] Arsyeja fillestare e kësaj ringjalljeje është publikimi i albumit An American Prayer në fund të vitit 1978, i cili përmbante një version live të " Roadhouse Blues" këngë kjo që u transmetua shumë në stacionet radiofonike orientuara drejt albumeve të rokut. Në vitin 1979, kënga " The End " u paraqit në filmin Apocalypse Now, [60] dhe vitin tjetër, u botua biografia më e shitur e Morrison, No One Here Gets Out Alive. Albumi i parë i Doors "The Doors", hyri prapë në listën e albumeve Billboard 200 në shtator 1980 dhe Elektra Records raportoi se albumet e Doors po shisnin më mirë se në çdo vit tjetër që nga hera e parë kur u publikuan.[61] Si përgjigje u publikua një album i ri përmbledhës, Greatest Hits në tetor të vitit 1980. Ky album arriti kulminacionin e vet kur arriti në vendin e 17-të në Billboard dhe qëndroi në këtë tabelë për gati dy vjet.[62]

Ringjallja e Doors vazhdoi në vitin 1983 me Alive, She Cried, një album me regjistrime live të papublikuara më parë. Kënga "Gloria" arriti vendin e 18-të në listën Billboard Top Tracks[63] dhe videoja ishte në rotacion të dendur në MTV. Një tjetër album përmbledhës, The Best of the Doors, u publikua në vitin 1985 dhe u certifikua në vitin 2007 nga Shoqata e Industrisë së Regjistrimit të Amerikës për shitjet e 10 milionë njësive të certifikuara.[64]
Një ringjallje e dytë, duke tërhequr kështu një brez tjetër fansash, ndodhi në vitin 1991 pas publikimit të filmit The Doors, me regji nga Oliver Stone dhe me aktorin Val Kilmer në rolin e Morrison. [65] Stone krijoi skenarin nga mbi njëqind intervista të njerëzve që ishin prezent në jetën e Morrisonit.[66] Ai e dizajnoi filmin duke zgjedhur këngët dhe më pas duke shtuar historitë e duhura. [67] Anëtarëve të mbetur të grupit nuk u pëlqeu portretizimi i ngjarjeve në film. Në librin The Doors, [68] Manzareku thotë: "Ajo gjë e Oliver Stone i bëri dëm të vërtetë djalit që njihja: Jim Morrison, poetit." Përveç kësaj, Manzarek pohon se do të donte që filmi të ishte për të katër anëtarët e grupit, e jo vetëm për Morrisonin.[69] Densmore pohon: "Një e treta e tij është trillim." Krieger pajtohet me dy të tjerët, duke shtuar se: "Mund të kishte qenë shumë më keq." Albumi me kolonë zanore i filmit arriti vendin e 8-të në listën e albumeve Billboard dhe Greatest Hits dhe The Best of the Doors u rikthyen në listë në një pozicion të ri kulminant në vendin e 32-të.
Çmime dhe nominime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Viti | Çmimi | Kategoria | Puna | Ref. |
|---|---|---|---|---|
| 1993 | Salla e Famës së Rock and Roll-it | Vetë grupi | [70] | |
| 1998 | Çmimet Grammy | Salla e Famës | "Light My Fire" | [71] |
| 2002 | The Doors | [71] | ||
| 2007 | Çmimi për Arritje të Jetës | Vetë grupi | [72] | |
| 2010 | Salla e Famës | "Riders on the Storm" | [71] | |
| 2014 | Lista e Nderit e Revistës British Classic Rock | Çmimi "Frymëzim" i Tommy Vance | Vetë grupi | [73] |
| 2015 | Biblioteka e Kongresit | Regjistri Kombëtar i Regjistrimeve | The Doors | [74] |
Nderime të ndryshme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Në vitin 1998, VH-1 përpiloi një listë të 100 Artistëve më të Mëdhenj të Rock and Roll-it. The Doors u renditën në këtë llistë në vendin e 20-të, ndërsa lexuesit e Rock on the Net i renditën ata në vendin e 15-të.[75]
- Në vitin 2000, Doors u renditën në vendin e 32-të në listën e 100 Artistëve më të Mirë të Hard Rock-ut të VH1,[76] dhe "Light My Fire" u rendit në vendin e shtatë në listën e Këngëve më të Mira të Rock-ut të VH1.[77]
- Në vitin 2004, revista Rolling Stone i renditi Doors në vendin e 41-të në listën e tyre të 100 Artistëve më të Mëdhenj të të Gjitha Kohërave.
- Gjithashtu në vitin 2004, lista e revistës Rolling Stone e 500 këngëve më të mëdha të të gjitha kohërave përfshinte dy nga këngët e tyre: "Light My Fire" në numrin 35 dhe " The End " në numrin 328.[78]
- Në vitin 2007, Doors morën një yll në Hollywood Walk of Fame .[79]
- Në vitin 2011, regjisori Tom DiCillo mori një çmim Grammy në kategorinë e videoklipit më të mirë muzikor të gjatë për filmin e The Doors, When You're Strange .[80]
- Në vitin 2012, lista e revistës Rolling Stone e 500 albumeve më të mëdha të të gjitha kohërave përfshinte tre nga albumet e tyre në studio; albumin me të njëjtin titull në vendin e 42-të, LA Woman në vendin e 362-të dhe Strange Days në vendin e 407-të.[81]
- Në vitin 2016, The Doors u vlerësua nga All Music për Ribotimet dhe Përmbledhjet e Preferuara për albumin live London Fog 1966.[82]
- Grupi Doors u nderua për 50-vjetorin e publikimit të albumit të tyre me të njëjtin titull, më 4 janar 2017, me qytetin e Los Angeles që e shpalli atë datë "Dita e Doors".[83] Në një ceremoni në Venecia, anëtari i Këshillit të Los Angeles, Mike Bonin, prezantoi anëtarët mbijetues të Doors Densmore dhe Krieger, duke u dhuruar atyre një certifikatë dhe duke ndezur një tabelë të Doors poshtë shkronjave të famshme 'Venecia'.[84]
- Festivali i Muzikës dhe Filmit Asbury Park 2018 ka shpallur fituesit e çmimeve për filmat e paraqitur. Ceremonia u mbajt të dielën, më 29 prill në Asbury Hotel, e prezantuar nga Shelli Sonstein, fituese dy herë e Çmimit Gracie, bashkëprezantuese e Jim Kerr Rock and Roll Morning Show në Q104.3 dhe anëtare e Bordit të APMFF. Filmi Break on Thru: Celebration of Ray Manzarek and The Doors, fitoi çmimin për filmin më të mirë të gjatë në festival.[85]
- Në vitin 2020, Rolling Stone e renditi Edicionin Deluxe të 50-vjetorit të Morrison Hotel midis "Seteve më të Mira të Boxing të Vitit".[86]
Trashëgimia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Grupi u shenjëzua në rockun gotik për shkak të dhunës dhe errësirës së pranishme në punën e tyre të hershme. Që në vitin 1967, kritiku John Stickney shkroi në titullin e artikullit të tij: "Katër dyer drejt së ardhmes: Roku gotik është tingulli e tyre".[87] Gazetari Dave Marsh gjithashtu do t'i kualifikonte disa vite më vonë "disa nga albumet e para të The Doors" si një shembull kryesor të "rokut gotik".[88] Akademikët [./Paul_Hegartyhttps://en.wikipedia.org/wiki/Paul_Hegarty_(musician) Paul Hegarty] dhe Martin Halliwell argumentuan se Doors ishin pararendës te muzikës "Progresive" dhe tregonin zhvillime të rëndësishme në këtë zhanër. [89]
Duke filluar nga fundi i viteve 1970, pati një rrikthim të interesit për The Doors, gjë që krijoi një brez të ri fansash për ta. [59] Origjina e këtij rikthimit gjurmohet në publikimin e albumit An American Prayer në fund të vitit 1978, i cili përmbante një version live të " Roadhouse Blues " që u transmetua ndjeshëm në stacionet radiofonike të rokut të orientuara drejt albumeve . Në vitin 1979, kënga " The End " u paraqit në mënyrë dramatike në filmin Apocalypse Now,[8] [60] dhe vitin tjetër, u botua biografia më e shitur e Morrison [./No_One_Here_Gets_Out_Alivehttps://en.wikipedia.org/wiki/No_One_Here_Gets_Out_Alive , No One Here Gets Out Alive] . Albumi i parë i Doors, The Doors, u rikthye në tabelën e albumeve <i id="mwBO8">Billboard</i> 200 në shtator 1980 dhe Elektra Records raportoi se albumet e Doors po shisnin më mirë se në çdo vit tjetër që nga publikimi i tyre origjinal. Si përgjigje, një album i ri përmbledhës, Greatest Hits, u publikua në tetor 1980. Albumi arriti kulmin në vendin e 17-të në Billboard dhe qëndroi në tabelë për gati dy vjet.[90]

Rikthimi vazhdoi edhe në vitin 1983 me Alive, She Cried, një album me regjistrime live të papublikuara më parë. Kënga " Gloria " arriti vendin e 18-të në listën Billboard Top Tracks[91] dhe videospoti i kësaj kënge ishte në rotacion të dendur në MTV . Një tjetër album përmbledhës, The Best of the Doors, u publikua në vitin 1985 dhe u certifikua Diamond në vitin 2007 nga Shoqata e Industrisë së Regjistrimit të Amerikës për shitjet e 10 milionë njësive të certifikuara.
Një rikthim e dytë, duke tërhequr edhe një brez tjetër fansash, ndodhi në vitin 1991 pas publikimit të filmit The Doors, me regji nga Oliver Stone dhe me Val Kilmer në rolin e Jim Morrison. [65] Oliver Stone krijoi skenarin nga mbi njëqind intervista të njerzve që ishin prezent në jetën e Morrison.[92] Ai e dizajnoi filmin duke zgjedhur këngët fillimisht, dhe më pas duke shtuar historitë e duhura mbi to. [67] Anëtarëve të mbetur të grupit nuk u pëlqeu portretizimi i ngjarjeve në film. Në librin The Doors, [68] Manzarek thotë: "Ajo gjë e Oliver Stone i bëri dëm të vërtetë atij Jim Morrison që un e njihja, poetit." Përveç kësaj, Manzarek pohon se donte që filmi të ishte për të katër anëtarët e grupit, e jo vetëm për Morrison.[93] Densmore pohon: "Një e treta e tij është trillim." Në të njëjtin vëllim, Krieger pajtohet me dy të tjerët, por gjithashtu thotë: "Mund të kishte qenë shumë më keq." Albumi me kolonën zanore filmit arriti vendin e 8-të në listën e albumeve Billboard dhe Greatest Hits dhe The Best of the Doors u rikthyen në listë, me këtë të fundit që arriti një pozicion të ri kulminant në vendin e 32-të.
Çmime dhe nominime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Viti | Çmimi | Kategoria | Punë | Rezultati | Ref. |
|---|---|---|---|---|---|
| 1993 | Salla e Famës së Rock and Roll-it | style="background: #99FF99; color: black; vertical-align: middle; text-align: center; " class="yes table-yes2"|Fitues/e | [94] | ||
| 1998 | Çmimet Grammy | Salla e Famës | style="background: #99FF99; color: black; vertical-align: middle; text-align: center; " class="yes table-yes2"|Fitues/e | [71] | |
| 2002 | style="background: #99FF99; color: black; vertical-align: middle; text-align: center; " class="yes table-yes2"|Fitues/e | [71] | |||
| 2007 | Çmimi për Arritje të Jetës | style="background: #99FF99; color: black; vertical-align: middle; text-align: center; " class="yes table-yes2"|Fitues/e | [95] | ||
| 2010 | Salla e Famës | style="background: #99FF99; color: black; vertical-align: middle; text-align: center; " class="yes table-yes2"|Fitues/e | [71] | ||
| 2014 | Lista e Nderit e Revistës British Classic Rock | Çmimi "Frymëzim" i Tommy Vance | style="background: #99FF99; color: black; vertical-align: middle; text-align: center; " class="yes table-yes2"|Fitues/e | [96] | |
| 2015 | Biblioteka e Kongresit | Regjistri Kombëtar i Regjistrimeve | style="background: #99FF99; color: black; vertical-align: middle; text-align: center; " class="yes table-yes2"|Fitues/e | [97] | |
Nderime të ndryshme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Në vitin 1998, VH-1 përpiloi një listë të 100 Artistëve më të Mëdhenj të Rock and Roll-it. The Doors u renditën në vendin e 20-të nga artistët më të mirë të muzikës, ndërsa lexuesit e Rock on the Net i renditën ata në vendin e 15-të.[98]
- Në vitin 2000, Doors u renditën në vendin e 32-të në listën e 100 Artistëve më të Mirë të Hard Rock-ut të VH1,[99] dhe "Light My Fire" u rendit në vendin e shtatë në listën e Këngëve më të Mira të Rock-ut të VH1.[100]
- Në vitin 2004, revista Rolling Stone i renditi Doors në vendin e 41-të në listën e tyre të 100 Artistëve më të Mëdhenj të të Gjitha Kohërave.[101]
- Gjithashtu në vitin 2004, lista e revistës Rolling Stone e [./The_500_Greatest_Songs_of_All_Timehttps://en.wikipedia.org/wiki/The_500_Greatest_Songs_of_All_Time 500 këngëve më të mëdha të të gjitha kohërave] përfshinte dy nga këngët e tyre: "Light My Fire" në numrin 35 dhe " The End " në numrin 328.[78]
- Në vitin 2007, Doors morën një yll në Hollywood Walk of Fame .[102]
- Në vitin 2011, regjisori Tom DiCillo mori një çmim Grammy në kategorinë e videoklipit më të mirë muzikor të gjatë për filmin e The Doors, When You're Strange .[103]
- Në vitin 2012, lista e revistës Rolling Stone e 500 albumeve më të mëdha të të gjitha kohërave përfshinte tre nga albumet e tyre në studio; albumin me të njëjtin titull në vendin e 42-të, LA Woman në vendin e 362-të dhe Strange Days në vendin e 407-të.[104]
- Në vitin 2016, The Doors u vlerësua nga All Music për Ribotimet dhe Përmbledhjet e Preferuara për albumin live London Fog 1966.[105]
- Grupi Doors u nderua për 50-vjetorin e publikimit të albumit të tyre me të njëjtin titull, më 4 janar 2017, me qytetin e Los Angeles që e shpalli atë datë "Dita e Doors".[106] Në një ceremoni në Venecia, anëtari i Këshillit të Los Angeles, Mike Bonin, prezantoi anëtarët mbijetues Densmore dhe Krieger, duke u dhuruar atyre një shpallje të kornizuar dhe duke ndezur një tabelë të Doors poshtë shkronjave të famshme 'Venecia'.[107]
- Festivali i Muzikës dhe Filmit Asbury Park 2018 ka shpallur fituesit e çmimeve për filmat e paraqitur. Ceremonia u mbajt të dielën, më 29 prill në Asbury Hotel, e prezantuar nga Shelli Sonstein, fituese dy herë e Çmimit Gracie, bashkëprezantuese e Jim Kerr Rock and Roll Morning Show në Q104.3 dhe anëtare e Bordit të APMFF. Filmi Break on Thru: Celebration of Ray Manzarek and The Doors, fitoi çmimin për filmin më të mirë të gjatë në festival.[108]
- Në vitin 2020, Rolling Stone e renditi Edicionin Deluxe të 50-vjetorit të Morrison Hotel midis "Seteve më të Mira të Boxing të Vitit".
Anëtarët e grupit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Jim Morrison – vokal kryesor, perkusion (1965–1971; his death)
- Ray Manzarek – tastierë, bas tastierë, vokal mbështetës dhe kryesor (1965–1973, 1978, 1993, 1997, 2000, 2011–2012, 2012–2013; deri në vdekjen e tij)
- Robby Krieger – kitarë, vokal mbështetës si dhe kryesor (1965–1973, 1978, 1993, 1997, 2000, 2011–2012, 2012–2013, 2025)
- John Densmore – bateri, perkusione (1965–1973, 1978, 1993, 1997, 2000, 2011–2012, 2012–2013, 2025), vokal mbështetës (1966)
- Patricia Sullivan (Patricia Hansen) – bas kitarë (1965)
Shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ The official DVD Dance on Fire features in the credits of the song "Riders on the Storm": "They would become the first American band to accumulate eight consecutive gold and platinum LPs."[10]
- ↑ Patty Sullivan was later credited using her married name Patricia Hansen in the Doors' 1997 Box Set CD release.[19]
- ↑ These recordings were officially available much later in October 1997, on the Doors' Box Set CD release. This has circulated widely since then as a bootleg recording.[20]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Debolt & Baugess 2011, ff. 544–.
- ↑ Wallace 2010, ff. 68–.
- ↑ Einarson 2001, f. 8.
- ↑ Weil, Martin (20 maj 2013). "Ray Manzarek, Keyboardist and Founding Member of the Doors, Dies at 74". The Washington Post (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 16 dhjetor 2013. Marrë më 14 dhjetor 2013.
- ↑ "500 Greatest Albums of All Time". Rolling Stone (në anglishte amerikane). 31 maj 2012. Marrë më 10 dhjetor 2019.
- ↑ "NME Writers All Time 100 Albums - 1974". Rocklistmusic.com. Marrë më 11 gusht 2022.
{{cite magazine}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Shërbim arkivimi i vjetruar (lidhja) - ↑ Cosgrove, Ben. "With the 'Lizard King': Jim Morrison and the Doors, 1968". Life (në anglisht). Marrë më 20 prill 2023.
- 1 2 Ruhlmann, William; Unterberger, Richie. "The Doors – Biography". AllMusic (në anglisht). Marrë më 1 janar 2010. Gabim citimi: Invalid
<ref>tag; name "allmusic.com" defined multiple times with different content. - ↑ Futterman, Erica (16 mars 2012). "The Doors Biography". Rolling Stone (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 11 maj 2011. Marrë më gusht 16, 2016.
{{cite magazine}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ↑ Dance on Fire. Koha në të cilën tregohet në video: 49:46. Marrë më 20 shkurt 2019 – nëpërmjet OK.ru.
{{cite AV media}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Top Selling Artists" (në anglisht). Recording Industry Association of America. Marrë më 10 shtator 2025.
- ↑ Kelsey, Eric (20 maj 2013). "Keyboardist Ray Manzarek of The Doors dies at age 74". Reuters (në anglisht). Marrë më 11 maj 2021.
- ↑ Quan, Denise (25 qershor 2013). "The Doors plan tribute concert for Ray Manzarek". CNN (në anglisht). Marrë më 14 maj 2015.
- ↑ Manzarek 1998, f. 94.
- ↑ Davis 2005, f. 75.
- ↑ Rogers, Brent (24 maj 2013). "NPR interview with Ray Manzarek". NPR.org (në anglisht). NPR – Publicly accessed. Marrë më 5 qershor 2013.
- ↑ Gilliland 1969, show 43.
- ↑ Pareles, Jon; Vallee, Mickey (10 korrik 2012). "The Doors". The Grove Dictionary of American Music (në anglisht) (bot. 2nd). Oxford Music Online.
- ↑ Weidman 2011, f. 88.
- ↑ The Doors: Box Set (liner notes and CD booklet). The Doors. Elektra Records, 1997. 62123-2.
- ↑ The Doors (2010). When You're Strange (Documentary) (në anglisht). Rhino Entertainment.
- ↑ Densmore 1990, f. 53.
- ↑ Manzarek 1998, f. 139.
- 1 2 3 Weidman 2011, ff. 120–121.
- ↑ Grow, Kory (2016-12-16). "The Doors Reflect on Earliest Concerts, Jim Morrison's Genius". Rolling Stone (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-04-30.
- ↑ Goldstein, Patrick (shtator 1977). "Nite City: The Dark Side of L.A." Creem (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 9 korrik 2008. Marrë më 18 mars 2021.
- ↑ Weidman 2011, f. 128.
- ↑ Gaar 2015, f. 26.
- ↑ Allen, Jim (18 tetor 2016). "When the Doors Continued Without Jim Morrison on Other Voices". Ultimate Classic Rock (në anglisht). Marrë më 3 maj 2019.
- ↑ Thompson 2009, f. 268.
- ↑ Allen, Jim (18 tetor 2016). "When the Doors Continued Without Jim Morrison on Other Voices". Ultimate Classic Rock (në anglisht). Marrë më 3 maj 2019.
- ↑ Allen, Jim (18 tetor 2016). "When the Doors Continued Without Jim Morrison on Other Voices". Ultimate Classic Rock (në anglisht). Marrë më 3 maj 2019.
- ↑ Reed, Ryan (29 maj 2015). "Two Out-of-Print Doors Albums Prepped for Reissue". Rolling Stone (në anglishte amerikane). Marrë më 19 dhjetor 2020.
- ↑ "Doors Full Circle Reissue Includes Original Foldout Zoetrope". Ultimate Classic Rock (në anglisht). 18 shtator 2015. Marrë më 19 dhjetor 2020.
- ↑ "Buts Band – Biography" (në anglisht). AllMusic. Marrë më 16 mars 2021.[lidhje e vdekur]
- ↑ Prato, Greg. "Phil Chen – Biography". AllMusic (në anglisht). Marrë më 20 shkurt 2021.
- ↑ Kurtz, Warren (8 maj 2017). "TIME CAPSULE: Ray Manzarek, February 12, 1979". Goldmine Magazine (në anglishte amerikane). Marrë më 10 maj 2019.
- ↑ Prato, Greg. "Robby Krieger – Biography". AllMusic (në anglisht). Marrë më 3 korrik 2022.
- ↑ Clarke, John (8 maj 2013). "The Doors' John Densmore Talks About the Band's Ugly, Six-Year Feud". Rolling Stone (në anglisht). Marrë më korrik 3, 2022.
{{cite magazine}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ↑ "Ray Manzarek and Robby Krieger of The Doors Tour Dates" (në anglisht). 23 prill 2011. Arkivuar nga origjinali më 23 prill 2011. Marrë më maj 10, 2019.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ↑ "Densmore Considers Full Doors Reunion - With Vedder". Contactmusic.com (në anglisht). 8 shkurt 2007. Arkivuar nga origjinali më 21 janar 2021. Marrë më shkurt 20, 2021.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ↑ "Ray Manzarek, Founding Member of The Doors, Passes Away at 74". The Doors (në anglisht). 3 gusht 2013. Arkivuar nga origjinali më 7 gusht 2013. Marrë më maj 10, 2019.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ↑ "THE DOORS' Robby Krieger & John Densmore To Honor Ray Manzarek at LA Concert! – The Doors". www.thedoors.com (në anglisht). Marrë më 10 maj 2019.
- ↑ "RIAA News Room – Platinum certificates 2001". RIAA (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2 janar 2016.
- ↑ "Grammy Award Nominees 1980 – Grammy Award Winners 1980". Awardsandshows.com (në anglisht). Marrë më 20 nëntor 2021.
- ↑ Iyengar, Vik. "An American Prayer – Review". AllMusic (në anglisht). Marrë më 14 dhjetor 2009.
- ↑ Reed, Ryan (29 maj 2015). "Two Out-of-Print Doors Albums Prepped for Reissue". Rolling Stone (në anglishte amerikane). Marrë më 3 maj 2019.
- ↑ "The Doors with Eddie Vedder Perform 'Roadhouse Blues'". Rockhall.com (në anglisht). Marrë më 28 shkurt 2021.
- ↑ Runtagh, Jordan (19 prill 2016). "Doors' L.A. Woman: 10 Things You Didn't Know". Rolling Stone (në anglisht). Marrë më 16 mars 2021.
- ↑ "Stoned Immaculate: The Music of the Doors". AllMusic (në anglisht). Marrë më 15 gusht 2020.
- ↑ Bush, John. "Ultra Payloaded". AllMusic (në anglisht). Marrë më 1 qershor 2022.
- ↑ Busso, Joe. "Interview: Robby Krieger on the Doors' L.A. Woman, Jim Morrison and Skrillex". MusicRadar. Arkivuar nga origjinali më 16 tetor 2014. Marrë më korrik 7, 2022.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ↑ Baltin, Steve (6 tetor 2011). "Remaining Doors Members Record with Skrillex for New Documentary". Rolling Stone (në anglisht). Marrë më 13 tetor 2011.
- ↑ O'Brien, Jon. "Bangarang – Review". AllMusic (në anglisht). Marrë më 16 mars 2021.
- ↑ "Tech N9ne Works with the Doors". Rolling Stone (në anglisht). 24 qershor 2013. Marrë më 9 korrik 2017.
- ↑ Lewis, Randy (1 shkurt 2016). "Doors surviving members to reunite for Ray Manzarek benefit tribute". Los Angeles Times (në anglisht).
- ↑ "Surviving Doors, Alt-Rock Royalty Celebrate Ray Manzarek". Rolling Stone (në anglisht). 13 shkurt 2016.
- ↑ Spencer Kaufman (9 janar 2026). "The Doors' Surviving Members Recreate "Riders on the Storm" with Global Musicians" (në anglisht).
- 1 2 Weidman 2011, f. 418.
- 1 2 Weidman 2011, f. 421.
- ↑ Breslin, Rosemary (19 shtator 1981). "Jim Morrison: He's Hot, He's Sexy and He's Dead". Rolling Stone (në anglisht). New York City. Marrë më 27 janar 2020.
- ↑ Whitburn, Joel (2001). Top Pop Albums 1955–2001 (në anglisht). Menomonee Falls: Record Research Inc. fq. 247. ISBN 0-89820-147-0.
- ↑ Whitburn, Joel (2002). Rock Tracks (në anglisht). Menomonee Falls: Record Research Inc. fq. 49. ISBN 0-89820-153-5.
- ↑ "The Doors a Billboard Chart History". Billboard (në anglisht). Marrë më 15 dhjetor 2021.
- 1 2 Luhrssen & Larson 2017, f. 98.
- ↑ "Oliver Stone and The Doors". The Economist (në anglisht). 16 mars 1991.
- 1 2 Riordan 1996, f. 311.
- 1 2 Fong-Torres & The Doors 2006, ff. 232–234.
- ↑ Broeske, P (10 mars 1991). "Stormy Rider". Sunday Herald (në anglisht).
- ↑ Cherry, Jim (11 janar 2017). "January 12, 1993: The Doors Enter the Rock & Roll Hall of Fame". The Doors Examiner, Redux. Arkivuar nga origjinali më 8 tetor 2017. Marrë më 8 tetor 2017.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - 1 2 3 4 5 6 "Grammy Hall of Fame" (në anglisht). The Recording Academy. Arkivuar nga origjinali më 7 korrik 2015. Marrë më tetor 8, 2017.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) Gabim citimi: Invalid<ref>tag; name "grammy" defined multiple times with different content. - ↑ Fong-Torres, Ben (2 dhjetor 2014). "A Tribute To The Doors". Grammy Awards. Arkivuar nga origjinali më 28 dhjetor 2019. Marrë më gusht 28, 2023.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ↑ Kielty, Martin (5 nëntor 2014). "Allman, Doors, Metallica, Queen win Classic Rock Awards". Classic Rock. Marrë më 14 tetor 2017.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "National Recording Registry Adds New Titles!". Library of Congress. 26 mars 2015. Marrë më 14 maj 2015.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "VH1: 100 Greatest Artists of Rock & Roll". RockOnTheNet (në anglisht). Marrë më 13 tetor 2017.
- ↑ "VH1: '100 Greatest Hard Rock Artists': 1–50 1–50 – 51–100 (compiled by VH1 in 2000)". RockOnTheNet (në anglisht). Marrë më 11 tetor 2017.
- ↑ "VH1: '100 Greatest Rock Songs' (compiled by VH1 in 2000)". RockOnTheNet (në anglisht). Marrë më 11 tetor 2017.
- 1 2 "The RS 500 Greatest Songs of All Time". Rolling Stone (në anglisht). 9 dhjetor 2004. Arkivuar nga origjinali më 22 qershor 2008. Marrë më prill 10, 2008.
{{cite magazine}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ↑ "The Doors Honored With Star on Hollywood Walk of Fame". Fox News (në anglisht). Associated Press. 28 shkurt 2007. Marrë më 11 tetor 2017.
- ↑ "Grammy Awards 2011: Winners and nominees for 53rd Grammy Awards". Los Angeles Times. 12 mars 2014. Marrë më 14 tetor 2017.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) Note: scroll to very bottom for "Best Long Form Music Video". - ↑ "500 Greatest Albums of All Time". Rolling Stone (në anglisht). 31 maj 2012. Marrë më 14 tetor 2017.
- ↑ Erlewine, Stephen Thomas. "The Doors: London Fog 1966" (në anglisht). AllMusic. Marrë më 24 maj 2021.
- ↑ Blistein, Jon (29 dhjetor 2017). "Doors Plot 50th Anniversary Celebration in Los Angeles". Rolling Stone (në anglisht). Marrë më 3 janar 2017.
- ↑ "» Doors Get the Sign and the "Day of the Doors" – Venice Update". Veniceupdate.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 6 janar 2017. Marrë më korrik 9, 2017.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ↑ "Asbury Park Music Film Festival Winners". Thedoors.com (në anglisht). 1 maj 2018. Arkivuar nga origjinali më 6 shtator 2018. Marrë më prill 24, 2023.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ↑ "The Doors – Morrison Hotel (50th Anniversary Deluxe Edition) Listed Among the Best Box Sets of 2020". Rolling Stone (në anglisht). 17 dhjetor 2020 – nëpërmjet Thedoors.com.
- ↑ Stickney, John (24 tetor 1967). "Four Doors to the Future: Gothic Rock Is Their Thing". The Williams Record (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 4 maj 2013. Marrë më 11 mars 2013.
- ↑ Marsh, Dave (16 prill 1977). "Record Reviews - Philip Glass North Star". The Morning Record and Journal. fq. 46. Marrë më 12 gusht 2023.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Hegarty & Halliwell 2011, f. 11.
- ↑ Whitburn, Joel (2001). Top Pop Albums 1955–2001. Menomonee Falls: Record Research Inc. fq. 247. ISBN 0-89820-147-0.
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Whitburn, Joel (2002). Rock Tracks. Menomonee Falls: Record Research Inc. fq. 49. ISBN 0-89820-153-5.
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Oliver Stone and The Doors". The Economist. 16 mars 1991.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Broeske, P (10 mars 1991). "Stormy Rider". Sunday Herald.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Cherry, Jim (11 janar 2017). "January 12, 1993: The Doors Enter the Rock & Roll Hall of Fame". The Doors Examiner, Redux. Arkivuar nga origjinali më 8 tetor 2017. Marrë më 8 tetor 2017.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Fong-Torres, Ben (2 dhjetor 2014). "A Tribute To The Doors". Grammy Awards. Arkivuar nga origjinali më 28 dhjetor 2019. Marrë më gusht 28, 2023.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ↑ Kielty, Martin (5 nëntor 2014). "Allman, Doors, Metallica, Queen win Classic Rock Awards". Classic Rock. Marrë më 14 tetor 2017.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "National Recording Registry Adds New Titles!". Library of Congress. 26 mars 2015. Marrë më 14 maj 2015.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "VH1: 100 Greatest Artists of Rock & Roll". RockOnTheNet (në anglisht). Marrë më 13 tetor 2017.
- ↑ "VH1: '100 Greatest Hard Rock Artists': 1–50 1–50 – 51–100 (compiled by VH1 in 2000)". RockOnTheNet (në anglisht). Marrë më 11 tetor 2017.
- ↑ "VH1: '100 Greatest Rock Songs' (compiled by VH1 in 2000)". RockOnTheNet (në anglisht). Marrë më 11 tetor 2017.
- ↑ Manson, Marilyn (15 prill 2004). "The Immortals – The Greatest Artists of All Time: No. 41 The Doors". Rolling Stone (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 21 maj 2006.
- ↑ "The Doors Honored With Star on Hollywood Walk of Fame". Fox News (në anglisht). Associated Press. 28 shkurt 2007. Marrë më 11 tetor 2017.
- ↑ "Grammy Awards 2011: Winners and nominees for 53rd Grammy Awards". Los Angeles Times (në anglisht). 12 mars 2014. Marrë më 14 tetor 2017. Note: scroll to very bottom for "Best Long Form Music Video".
- ↑ "500 Greatest Albums of All Time". Rolling Stone (në anglisht). 31 maj 2012. Marrë më 14 tetor 2017.
- ↑ Erlewine, Stephen Thomas. "The Doors: London Fog 1966" (në anglisht). AllMusic. Marrë më 24 maj 2021.
- ↑ Blistein, Jon (29 dhjetor 2017). "Doors Plot 50th Anniversary Celebration in Los Angeles". Rolling Stone (në anglisht). Marrë më 3 janar 2017.
- ↑ "» Doors Get the Sign and the "Day of the Doors" – Venice Update". Veniceupdate.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 6 janar 2017. Marrë më korrik 9, 2017.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ↑ "Asbury Park Music Film Festival Winners". Thedoors.com. 1 maj 2018. Arkivuar nga origjinali më 6 shtator 2018. Marrë më prill 24, 2023.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)