Cristian Chivu
|
Chivu në një ndeshje bamirësie në 2018 | |||
| Informacioni personal | |||
|---|---|---|---|
| Emri i plotë | Cristian Eugen Chivu | ||
| Data e lindjes | 26 tetor 1980 (45 vjeç) | ||
| Vendi i lindjes | Reșița, Rumani | ||
| Gjatësia | 1.84 m (6 ft 0 in) | ||
| Pozicioni(et) | Mbrojtës i majtë | ||
| Informacioni i ekipit | |||
Ekipi aktual | Internazionale (trajner) | ||
| Karriera si profesionist* | |||
| Vitet | Ekipi | Ndsh | (Gola) |
| 1996–1998 | Reșița | 24 | (2) |
| 1998–1999 | Universitatea Craiova | 32 | (3) |
| 1999–2003 | Ajax | 107 | (13) |
| 2003–2007 | Roma | 85 | (6) |
| 2007–2014 | Internazionale | 115 | (3) |
| Gjithsej | 363 | (27) | |
| Karriera ndërkombëtare | |||
| 1997–1998 | Rumania U18 | 12 | (1) |
| 1998–2000 | Rumania U21 | 13 | (0) |
| 1999–2011 | Rumania | 75 | (3) |
| Karriera menaxheriale | |||
| 2018–2019 | Internazionale U14 | ||
| 2019–2020 | Internazionale U17 | ||
| 2020–2021 | Internazionale U18 | ||
| 2021–2024 | Internazionale U19 | ||
| 2025 | Parma | ||
| 2025– | Internazionale | ||
| * Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve | |||
Cristian Eugen Chivu (lindur më 26 tetor 1980) është një trajner rumun futbolli dhe ish futbollist profesionist i cili është trajneri aktual i klubit italian Internazionale.
Chivu e nisi karrierën e tij si futbollist në Rumani me Reșița në vitin 1996. Dy vite më vonë, ai kaloi te Universitatea Craiova me të cilën luajti për një sezon. Në vitin 1999, Chivu u transferua në Holandë te Ajaxi, me të cilën fitoi disa trofe si dhe ishte kapiten. Pas katër vitesh në Amsterdam, Chivu u transferua në Itali te Roma për 18 milion €. Ai fitoi Kupën e Italisë gjatë qëndrimit të tij me klubin kryeqytetas. Në vitin 2007, ai firmosi me Interin, klub me të cilin qëndroi deri në fund të karrierës në vitin 2014. Ai fitoi nëntë trofe me Zikaltrit si dhe ishte një lojtar i rëndësishëm gjatë sezonit historik 2009–10 ku Interi fitoi kampionatin, kupën dhe UEFA Ligën e Kampionëve.
Chivu luajti 75 ndeshje me kombëtaren rumune gjatë një periudhe 12-vjeçare.[1] Ai ishte pjesë e ekipeve që luajtën në edicionet 2000 dhe 2008 të UEFA Kampionatit Evropian.
Pas tërheqjes si futbollist, Chivu nisi karrierën e tij si trajner, duke luajtur për disa vite ekipet e moshave të Interit. Në shkurt 2025, ai u bë trajner i Parmës, duke e shpëtuar nga rënja një kategori më poshtë kurse në qershor u emërua trajneri i ekipit të parë të Interit.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vitet e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Chivu nisi karrierën e tij si profesionist në Rumani te FCM Reșița. Pasi u transferua te Universitatea Craiova, reputacioni i tij u rrit, duke bërë që klube evropiane të shfaqnin interes. Ai u ble nga klubi holandez AFC Ajax në vitin 1999 pas paraqitjeve mbreslënëse të Chivut.
Ajax
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1999, Chivu u transferua te Ajaxi në Holandë, duke u aktivizuar në 28 ndeshje në të gjitha kompeticionet në sezonin e tij të parë në Amsterdam. Në vitij 2001, ai u emërua kapiten i ekipit në moshën 21 vjeç nga trajneri i ri Ronald Koeman.[2] Në sezonin e parë si kapiten, Chivu fitoi kampionatin dhe kupën në Holandë, duke u aktivizuar në 41 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Në sezonin e rradhës, ai udhëhoqi ekipin drejtë çerek-finales të Ligës së Kampionëve[3] si dhe shënoi 6 gola në kampionat, një rekord personal. Gjatë kohës së tij në klub, ai luajti përkrah lojtarëve si Rafael van der Vaart, Johnny Heitinga, Wesley Sneijder, Zlatan Ibrahimović dhe Maxwell, me këto tre të fundit që do ti kishte shok ekipi edhe te Interi.
Roma
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 2003, Roma shprehu interesin për të nënshkuar me Chivun. Në atë kohë, Roma kishte një borxh të madhë pa paguar, dhe kjo gjë kishte ngritur pyetjen në aftësinë e romanëve për të pagar tarifat e propozuara. Romanën për të blerë Chivun, kërkuan një garanci bankare, e cila më pas iu mohua. Më pas Roma e bleu Chivun për 18 milion €.[4]
Chivu luajti në katër sezone me Romën, duke regjistruar 107 ndeshje dhe 6 gola. Gjatë kohës së tij në Romë, Chivu fitoi vetëm një trofe, Kupën e Italisë në sezonin 2006–07. Pas përfundimit të sezonit 2006–07, për të kishte interesim nga disa klube të mëdha, përfshirë Real Madridin dhe Barcelonën,[5][6][7] por në fund ishte Interi klubi që siguroi shërbimet e lojtarit.[8]
Internazionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Chivu firmosi një kontratë pesë-vjeçare me Interin më 27 korrik 2007. Zikaltrit paguan 13 milion € si dhe kartonin e mbrojtësit Marco Andreolli, i cili kaloi te Roma në formulën e bashkpronësisë.[9][8] Në sezonin e tij të parë më Interin, Chivu fitoi Serie A.
Në shkurt 2009, gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Manchester United në San Siro, Chivu u shpall lojtari i ndeshjes pas një performance të dalluar në mbrojtje, duke i mohur gola të sigurtë lojtarëve kundërshtar Wayne Rooney dhe Cristiano Ronaldo;[10] ndeshja u mbyll në barazim pa gola por Interi u eliminua nga kompeticioni pas humbi ndeshjen e dytë në Old Trafford.[11]
Chivu ishte titullar në krahun e majtë të mbrojtjes në sezonin 2009–10, sëbashku me Wálter Samuel dhe Lúcion në qëndër si dhe Maicon në të djathtë, duke formuar një mbrojtje të fortë. Më 6 Janar 2010, në një ndeshje në transfertë ndaj Chievos, Chivu pësoi një dëmtim të rëndë në kokë pasi u përplas kokë më kokë me sulmuesin Sergio Pellissier.[12] Ai u operua për dy orë për shkak të një frakture në kafkë, e cila i rrezikoi jetën.[13] Edhe pse fillimisht u njoftua se Chivu do të humbiste pjesën e mbetur të sezonit, ai u rikthye në aksion më 24 mars në fitoren 3–0 kundër Livornos.[14] Megjithatë, ai ishte i deturyar të vendoste një mbrojtëse në kokë për të penguar çdo dëmtim të mundshëm.[15] Një muaj më pas, Chivu regjistroi golin e parë me Interin në fitoren 3–1 në shtëpi kundër Atalantës, duke shënuar me një gjuajtje nga distanca. Më 22 maj, ai fitoi Ligën e Kampionëve për herë të parë në karrierë, duke luajtur 90 minuta të plota në si mbrojtës i majtë në finalen e fituar 2–0 kundër Bayern München në Madrid.[16] Kjo, sëbashku dhe me suksesin në kampionat dhe kupë,[17] vulosi një tripletë historike për Zikaltrit.
Chivu shënoi golin e dytë në karrierën e tij me Interin në fitoren 3–2 kundër Cesenës në kampionat në sezonin 2010–11. Në janar 2011, ai shënoi penalltinë e fitores në suksesin 5–4 me penallti kundër Napolit në çerek-finalen e Kupës së Italisë.[18] Interi arriti deri në finale, aty ku Chivu luajti 90 minuta të plota në fitoren 3–1 kundër Palermos në Stadio Olimpico.[19]
Më 31 mars 2014, kontrata e Chivus me klubin u ndërpre me bashkpunim nga të dy palët.[20] Në të njëjtën ditë, mbrojtësi njoftoi tërheqjen nga futbolli në moshën 34 vjeçare.[21]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1999, Chivu ishte zgjedhur për të përfaqëuar kombëtaren rumune U21, dhe shpejt ai filloi të luante për kombëtaren e parë. Chivu ka luajtur për rumaninë në Euro 2000 dhe Euro 2008. Në Euro 2000, Chivu luajti katër Ndeshje, dhe arriti që të shënoj edhe Golin e parë kombëtar kundër Anglisë më 20 qershor 2000.
Më 21 Maj 2011, Christian Chivu deklaroi tërheqjen e tij nga futbollit kombëtar.[22] Gjithsej, Chivu luajti 75 ndeshje dhe shënoi tre gola, duke qënë një nga mbrojtësit më të mirë të historisë së kombëtares rumune.
Karriera si trajner
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në gusht 2019, Chivu u regjistrua në kurset e UEFA Pro Licence në Coverciano.[23][24] Në korrik 2021, ai u shpall trajneri i ri i Inter Milan Primavera.[25][26]
Parma
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 18 shkurt 2025, Chivu u emërua trajneri i ri i klubit të Serie A Parma, duke nënshkruar një kontratë deri në qershor 2026.[27] Në ditën e fundit të ndeshjeve të sezonit 2024–25, Parma siguroi mbijetesën në divizionin më të lartë pas një fitoreje 3–2 në transfertë kundër Atalantës.[28][29]
Internazionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 6 qershor 2025, raportet treguan se Chivu kishte nënshkruar një marrëveshje dyvjeçare për t'u bërë trajner i ish-klubit të tij Internazionale, me njoftimin zyrtar në pritje të përfundimit të dokumentacionit të tij me Parma.[30] Tre ditë më vonë, klubi njoftoi zyrtarisht emërimin e tij.[31][32] Ndeshja e tij e parë në krye përfundoi me një barazim 1–1 kundër Monterrey në Kupën e Botës për Klube 2025.[33][34] Tre ditë më vonë, Chivu arriti fitoren e tij të parë në krye të klubit me Interin që u kthye nga një gol në disavantazh për të mundur skuadrën japoneze Urawa Red Diamonds 2–1.[35][36] Ndeshja e tij e parë me Interin në Serie A ishte një fitore 5–0 kundër Torinos.[37]
Më 3 maj 2026, Interi mposhti Parmën 2–0 në San Siro, duke siguruar titullin e Serie A për herë të 21të në histori.[38] Me këtë sukses, i pari i tij si trajner, Chivu u bë trajneri i parë i huaj që nga José Mourinho në sezonin 2009–10 që fiton kampionatin në Itali.[39] Dhjetë ditë më vonë, Interi fitoi edhe Kupën e Italisë duke mposhtur në finale Lazion me rezultatin 2–0, duke arritur kështu dopietën e parë që nga sezoni 2009–10.[40][41] Chivu u bë personi i parë që fiton dopietën e titujve (kampionat dhe kupë) në Itali si lojtar dhe trajner. Më 18 qershor, ai e rinovoi kontratën me klubin deri në vitin 2028.[42]
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Chivu flet pesë gjuhë, përfshirë atë Italiane, gjermane, spanjolle, angleze dhe gjuhën mëmë rumune.
Chivu është i martuar me Adelina Elisei.[43] Sipas revistës Calcio Italia, Chivu ka qënë i përfshirë në hapjen e shkollave të futbollit në Rumani në vitet e fundit. Për këtë gjë Chivu ka thënë: "Unë shpresoj se ai është krenar për mua, kur më shikon nga lart", duke ju referuar të babait të tij të ndjerë që ka qënë trajner tek të rinjtë.
Më 12 shkurt 2009, Chivu u bë baba për herë të parë, pasi gruaja e tij Adelina solli në jetë vajzën e tyre, që më pas e quajtën Natalia.[44] Vajza e tyre e dytë, Anastasia, lindi më 4 nëntor 2010.[45]
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Evropa | Tjetër | Gjithsej | ||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
| CSM Reșița | 1996–97 | Divizia B | 1 | 0 | 0 | 0 | – | – | 1 | 0 | ||
| 1997–98 | Divizia A | 23 | 2 | 1 | 0 | – | – | 24 | 2 | |||
| Gjithsej | 24 | 2 | 1 | 0 | – | – | 25 | 2 | ||||
| Universitatea Craiova | 1998–99 | Divizia A | 26 | 3 | 2 | 0 | – | – | 28 | 3 | ||
| 1999–00 | 6 | 0 | 0 | 0 | – | – | 6 | 0 | ||||
| Gjithsej | 32 | 3 | 2 | 0 | – | – | 34 | 3 | ||||
| Ajax | 1999–00 | Eredivisie | 23 | 1 | 1 | 0 | 4[a] | 0 | – | 28 | 1 | |
| 2000–01 | 26 | 5 | 0 | 0 | 4[a] | 0 | – | 30 | 5 | |||
| 2001–02 | 32 | 1 | 4 | 0 | 6[b] | 0 | – | 42 | 1 | |||
| 2002–03 | 26 | 6 | 3 | 0 | 12[c] | 0 | 1[d] | 0 | 42 | 6 | ||
| Gjithsej | 107 | 13 | 8 | 0 | 26 | 0 | 1 | 0 | 142 | 13 | ||
| Roma | 2003–04 | Serie A | 22 | 2 | 2 | 0 | 4[a] | 0 | – | 28 | 2 | |
| 2004–05 | 10 | 2 | 4 | 0 | 1[c] | 0 | – | 15 | 2 | |||
| 2005–06 | 27 | 2 | 7 | 0 | 4[a] | 0 | – | 38 | 2 | |||
| 2006–07 | 26 | 0 | 7 | 0 | 8[c] | 0 | 1[e] | 0 | 42 | 0 | ||
| Gjithsej | 85 | 6 | 20 | 0 | 17 | 0 | 1 | 0 | 123 | 6 | ||
| Internazionale | 2007–08 | Serie A | 26 | 0 | 3 | 0 | 6[c] | 0 | 1[e] | 0 | 37 | 0 |
| 2008–09 | 21 | 0 | 3 | 0 | 2[c] | 0 | 1[e] | 0 | 26 | 0 | ||
| 2009–10 | 20 | 1 | 3 | 0 | 9[c] | 0 | 1[e] | 0 | 33 | 1 | ||
| 2010–11 | 24 | 1 | 3 | 0 | 6[c] | 0 | 4[f] | 0 | 37 | 1 | ||
| 2011–12 | 14 | 0 | 1 | 0 | 6[c] | 0 | 1[e] | 0 | 22 | 0 | ||
| 2012–13 | 10 | 1 | 2 | 0 | 3[g] | 0 | – | 15 | 1 | |||
| Gjithsej | 115 | 3 | 15 | 0 | 32 | 0 | 8 | 0 | 168 | 3 | ||
| Gjithsej karriera | 358 | 27 | 44 | 0 | 74 | 0 | 10 | 0 | 486 | 27 | ||
- 1 2 3 4 Të gjitha ndeshjet në Kupën UEFA
- ↑ Dy ndeshje në Kupën UEFA, katër ndeshje në UEFA Ligën e Kampionëve
- 1 2 3 4 5 6 7 8 Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampionëve
- ↑ Ndeshje në Johan Cruijff Schaal
- 1 2 3 4 5 Ndeshje në Supercoppa Italiana
- ↑ Një ndeshje në Supercoppa Italiana, një ndeshje në UEFA Super Kupë, dy ndeshje në FIFA Kupën e Botës për Klube
- ↑ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimi:[48]
| Kombëtarja | Viti | Ndsh | Gola |
|---|---|---|---|
| Rumania | 1999 | 1 | 0 |
| 2000 | 10 | 1 | |
| 2001 | 8 | 0 | |
| 2002 | 6 | 1 | |
| 2003 | 9 | 0 | |
| 2004 | 2 | 1 | |
| 2005 | 6 | 0 | |
| 2006 | 6 | 0 | |
| 2007 | 8 | 0 | |
| 2008 | 7 | 0 | |
| 2009 | 6 | 0 | |
| 2010 | 6 | 0 | |
| Gjithsej | 75 | 3 | |
Golat me kombëtaren
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rezultatet e Rumanisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Chivu.[48]
| Nr. | Data | Vendi | Ndsh | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompeticioni |
|---|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | 20 qershor 2000 | Stade du Pays de Charleroi, Charleroi, Belgjikë | 7 | 1–0 | 3–2 | UEFA Euro 2000 | |
| 2 | 7 shtator 2002 | Koševo Stadium, Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë | 23 | 1–0 | 3–0 | Kualifikueset e UEFA Euro 2004 | |
| 3 | 31 mars 2004 | Hampden Park, Glasgow, Skoci | 35 | 1–0 | 2–1 | Ndeshje miqësore |
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Si lojtar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- CSM Reșița[49]
- Ajax[49]
- Roma[49]
- Coppa Italia: 2006–07
- Internazionale[49]
- Serie A: 2007–08, 2008–09, 2009–10
- Coppa Italia: 2009–10, 2010–11
- Supercoppa Italiana: 2008, 2010
- UEFA Liga e Kampioneve: 2009–10
- FIFA Kupa e Botës për Klube: 2010
- Çmime personale
- Talenti i Vitit i Ajaxit (Trofeu Marco van Basten): 1999–2000
- Këpuca e Artë Holandeze: 2002
- Futbollisti Rumun i Vitit: 2002, 2009, 2010
- Lojtari i Vitit i Ajaxit (Çmimi Rinus Michels): 2000–01, 2002–03
- UEFA Ekipi i Vitit: 2002[50]
- Çmimi Giacinto Facchetti: 2021[51]
Si trajner
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Internazionale
- Çmime personale
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Cristian Chivu - International Appearances" [Cristian Chivu - Paraqitjet ndërkombëtare] (në anglisht). RSSSF. Marrë më 11 qershor 2020.
- ↑ "Cristian Chivu". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Marrë më 17 maj 2026.
- ↑ "Milan 3–2 Ajax" (në anglisht). UEFA. 23 prill 2003. Marrë më 17 maj 2026.
- ↑ Chivu, pronta la fideiussione per l' Ajax archiviostorico.corriere.it
- ↑ Tom Adams; Lucas Brown. "Barca in pole position for Chivu" [Barca në pol pozitë për Chivun] (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 23 qershor 2007.
- ↑ "Barcelona in the lead to buy Roma's Chivu" [Barcelona në krye për të blerë Chivun e Romës] (në anglisht). ESPN FC. Arkivuar nga origjinali më 26 tetor 2012. Marrë më 27 qershor 2007.
- ↑ "Chivu: 'I rejected Real Madrid'" [Chivu: ‘Unë refuzova Real Madridin’] (në anglisht). Football Italia. 26 tetor 2007. Marrë më 11 qershor 2020.
- 1 2 "Cristian Chivu signs for Inter". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 27 korrik 2007. Arkivuar nga origjinali më 5 qershor 2020. Marrë më 28 korrik 2007.
- ↑ CESSIONE DEL DIRITTO ALLE PRESTAZIONI SPORTIVE DEL CALCIATORE CRISTIAN EUGEN CHIVU Arkivuar 27 shtator 2007 tek Wayback Machine AS Roma, 27 korrik 2007
- ↑ "Brilliant César keeps United at bay" (në anglisht). UEFA. 24 shkurt 2009. Marrë më 5 qershor 2020.
- ↑ "Holders United head through to quarter-finals" (në anglisht). UEFA. 11 mars 2009. Marrë më 5 qershor 2020.
- ↑ "Serie A: Chievo 0–1 Inter". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 6 janar 2010. Arkivuar nga origjinali më 5 qershor 2020. Marrë më 5 qershor 2020.
- ↑ "Dr Turazzi on Chivu injury" [Doktor Turazzi mbi dëmtimin e Chivus]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 6 janar 2010. Arkivuar nga origjinali më 5 qershor 2020. Marrë më 5 qershor 2020.
- ↑ "Cristian Chivu's return in pictures" [Rikthimi i Cristian Chivus në fotografi]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 25 mars 2010. Arkivuar nga origjinali më 5 qershor 2020. Marrë më 5 qershor 2020.
- ↑ "Chivu: "Magical to be back"" [Chivu: "Magjike të rikthehet]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 24 mars 2010. Arkivuar nga origjinali më 5 tetor 2012. Marrë më 5 qershor 2020.
- ↑ Sam Lyon (22 maj 2010). "Bayern Munich 0 – 2 Inter Milan" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 24 maj 2010.
- ↑ "Inter claim first leg of possible treble" (në anglisht). CNN. 5 maj 2010. Marrë më 6 maj 2010.
- ↑ "Coppa Italia: Inter edge through on penalties" [Coppa Italia: Interi kalon falë penalltive] (në anglisht). ESPN FC. Arkivuar nga origjinali më 26 tetor 2012. Marrë më 26 janar 2011.
- ↑ "Eto'o brace helps Inter win Coppa Italia" (në anglisht). ESPN FC. 29 maj 2011. Arkivuar nga origjinali më 25 tetor 2012. Marrë më 31 maj 2011.
- ↑ "Chivu leaves Inter, confirms retirement" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 19 tetor 2025.
- ↑ "Former Inter star Chivu retires from football" (në anglisht). Goal.com. 31 mars 2014.
- ↑ "Chivu: "Why I'm quitting the national team"" [Chivu: "Pse po heq dorë nga ekipi kombëtar"]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 21 maj 2011. Arkivuar nga origjinali më 11 qershor 2020. Marrë më 21 maj 2011.
- ↑ "Pirlo & Toni begin Pro courses" (në anglisht). Football Italia. 23 gusht 2019. Marrë më 30 tetor 2019.
- ↑ "Pirlo and Italiano get coaching badges" (në anglisht). Football Italia. 18 dhjetor 2020. Marrë më 30 tetor 2019.
- ↑ "Cristian Chivu named Inter Primavera coach" (në anglisht). Inter Milan. 1 korrik 2021. Marrë më 30 tetor 2021.
- ↑ "Official – Christian Chivu Appointed New Head Coach Of Inter Primavera Team" (në anglisht). SempreInter. 1 korrik 2021. Marrë më 30 tetor 2021.
- ↑ "Parma, Chivu nuovo allenatore al posto di Pecchia: ha firmato fino al 2026" (në italisht). Sky Sport Italia. 18 shkurt 2025. Marrë më 20 shkurt 2025.
- ↑ "Atalanta 2–3 Parma: Visitors seal survival after inspired turnaround" (në anglisht). beIN SPORTS. 25 maj 2025. Marrë më 27 maj 2025.
- ↑ "Cristian Chivu: "Congratulations to these real men. Safety worth a scudetto"" (në anglisht). Parma Calcio 1913. 26 maj 2025. Marrë më 27 maj 2025.
- ↑ Campanale, Susy (6 qershor 2025). "Why Inter will not announce Chivu as new coach yet" (në anglisht). Football Italia. Marrë më 8 qershor 2025.
- ↑ "Cristian Chivu is the new Inter head coach" (në anglisht). Inter Milan. 9 qershor 2025. Marrë më 10 qershor 2025.
- ↑ "Inter Milan name Cristian Chivu manager to replace Inzaghi" (në anglisht). ESPN. 9 qershor 2025. Marrë më 10 qershor 2025.
- ↑ "Monterrey hold Inter Milan 1–1 at Club World Cup" (në anglisht). Reuters. 18 qershor 2025. Marrë më 19 qershor 2025.
- ↑ "Inter Milan barazon me Monterrey në Kupën e Botës për Klube". GazetaBlic. 18 qershor 2025. Marrë më 19 qershor 2025.[lidhje e vdekur]
- ↑ "Club World Cup, Inter–Urawa 2–1: first win for Chivu" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 21 qershor 2025. Marrë më 22 qershor 2025.[lidhje e vdekur]
- ↑ "Inter Milan mund Urawa Red Diamonds, fitorja e parë nën Chivu". Albeu.com. 21 qershor 2025. Marrë më 22 qershor 2025.
- ↑ "Inter 5–0 Torino: Dream Serie A debut for Chivu" (në anglisht). Football Italia. 24 gusht 2025. Marrë më 25 gusht 2025.
- ↑ "Inter Milan crowned Serie A champions with three games to go" (në anglisht). ESPN FC. 3 maj 2026. Marrë më 6 maj 2026.
- ↑ "Chivu is first foreign coach to win Scudetto since Mourinho" (në anglisht). Football Italia. 3 maj 2026. Marrë më 6 maj 2026.
- ↑ Ailsa Cowen (14 maj 2026). "Inter Milan seal first domestic double for 16 years" (në anglisht). BBC Sport.
- ↑ Peter Young (17 maj 2026). "Chivu reacts to Inter's 2025-26 domestic double: 'Ups and downs, we need balance'" (në anglisht). Football Italia.
- ↑ "ZYRTARE/ Merr fund diskutimi, Kristian Kivu dhe Interi sqarojnë të ardhmen pas sezonit historik". Panorama Sport. 18 qershor 2026. Marrë më 18 qershor 2026.
- ↑ "Oggi sposi: felicità per Adelina e Cristian". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 6 korrik 2008. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2008. Marrë më 23 janar 2011.
- ↑ "Chivu becomes father for the first time". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 12 shkurt 2009. Arkivuar nga origjinali më 11 qershor 2020. Marrë më 11 qershor 2020.
- ↑ "Fiocco rosa: è nata Anastasia Chivu". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 4 nëntor 2010. Arkivuar nga origjinali më 5 janar 2022. Marrë më 5 janar 2022.
- ↑ "Cristian Chivu" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 21 maj 2011.
- ↑ "Cristian Chivu" (në anglisht). World Football. Marrë më 23 maj 2026.
- 1 2 "Cristian Chivu" (në anglisht). EU-Football.info. Marrë më 11 qershor 2020.
- 1 2 3 4 "Cristian Chivu" (në anglisht). Transfermarkt. Arkivuar nga origjinali më 15 qershor 2020. Marrë më 19 tetor 2025.
- ↑ "Team of the Year 2002" (në anglisht). UEFA. 11 janar 2011. Arkivuar nga origjinali më 14 janar 2011. Marrë më 30 dhjetor 2015.
- ↑ "Giacinto Facchetti Awards 2021: premiati Antonello e Chivu". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 20 shtator 2021. Marrë më 2 mars 2023.
- ↑ "Cristian Chivu Philadelphia Coach Of The Season for Serie A 2025/2026" (në anglisht). Serie A. 22 maj 2026. Marrë më 22 maj 2026.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Uebfaqja zyrtare
- Profili i Cristian Chivu Arkivuar 11 tetor 2012 tek Wayback Machine te uebfaqja e Interit
- Player details te Sky Sports
- Profili te UEFA
- Faqe që përdorin kutinë informuese të biografisë së futbollit me pozicion të parregullt
- Lidhja e kategorisë së Commons nga Wikidata
- Lindje 1980
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë rumunë
- Futbollistë në kombëtaren rumune
- Futbollistë në AFC Ajax
- Futbollistë në A.S. Roma
- Futbollistë në F.C. Internazionale Milano
- Futbollistë në Eredivisie
- Futbollistë në Serie A
- Futbollistë në UEFA Euro 2000
- Futbollistë në UEFA Euro 2008
- Lojtarë fitues të UEFA Ligës së Kampionëve
- Trajnerë rumunë futbolli
- Trajnerë në Parma F.C.
- Trajnerë në F.C. Internazionale Milano
- Trajnerë në Serie A