Asambleja - FSHF

Asambleja

Asambleja e Përgjithshme është organi më i lartë legjislativ i Federatës Shqiptare të Futbollit. Në bazë të statutit të miratuar nga anëtarët, asambleja thirret për zhvillimin e punimeve, një herë në vit. Në të marrin pjesë të gjithë anëtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të çdo viti anëtarët kanë të drejtë të marrin vendime statuore, duke propozuar dhe miratuar amendime të ndryshme të rëndësishme. Asambleja është i vetmi organ i cili ka tagrin të marrë të tilla vendime.

Me vendim te Komitetit Ekzekutiv cakohet çdo vit data, ora dhe vendi për mbledhjen e Asamblesë së Zakonshme dhe të Jashtëzakonshme të FSHF-së. Një herë në katër vjet, siç e përcakton edhe Statuti i Federatës Shqiptare të Futbollit, zhvillohet Asambleja Zgjedhore e FSHF-së, e cila zgjedh Presidentin e FSHF-së, 10 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv si edhe Anëtarët e Komisionit Verifikues (këta, një herë në dy vjet).

Gjithashtu, Asambleja e Përgjithëshme ka të drejtën e marrjes së shumë vendimeve të rëndësishme. Ajo gëzon të drejtën e plotë statuore të miratojë veprimtarinë një-vjeçare të Komitetit Ekzekutiv.

  • Gjithashtu Asambleja e Përgjithëshme në punimet e saj:
  • Amendon Statutet dhe Rregulloret e miratuara prej saj.
  • Miraton Raportin Financiar dhe voton buxhetin e FSHF-së
  • Cakton auditin e pavarur për veprimtarinë financiare, si dhe pranon raportin e tij.
  • Aprovon paqyrën e llogarive vjetore të kryera.

Vetëm Asambleja ka të drejtën e pranimit, përjashtimit, apo edhe të pezullimit për çdo anëtar të FSHF-së nga të gjitha veprimtaritë e saj.
Ajo mund të lirojë nga detyra një anëtar të një organi ekzekutiv të FSHF. Asambleja po kështu ka të drejtëne plotë që të propozojë dhe të miratojë Presidentin e Nderit, apo anëtarë nderi të FSHF, personalitete të ndryshme, për kontributin e tyre në futbollin shqiptar.

Nga titujt e Nderit që jep Federata Shqiptare e Futbollit, është Asambleja ajo që aprovon titullin më të lartë: “Nderi i Kombit në Futboll”.
Ky titull është atribut ekskluziv i saj dhe i asnjë organi tjetër.

Anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Shqiptare të Futbollit me të drejtë vote, janë përcaktuar me statut dhe janë renditur si më poshtë:

  1. AF Elbasani
  2. AF Luftëtari
  3. KF Bylis
  4. FK Apolonia
  5. Flamurtari FC
  6. FC Besa
  7. FC Dinamo
  8. FK Kukësi
  9. KF Iliria
  10. KF Pogradeci
  11. KF Burreli
  12. KF Egnatia
  13. KF Laçi
  14. KF Lushnja 1930
  15. KF Skënderbeu
  16. KF Teuta Durrës
  17. KF Tirana
  18. KF Vllaznia
  19. FK Vora
  20. KS Kastrioti
  21. KF Partizani
  22. Shoqata Bashkimi i Arbitrave të Futbollit Shqiptar
  23. Shoqata e Futbollit “Korabi”
  24. Shoqata e Mjekëve Sportivë dhe Fizioterapistëve
  25. Shoqata Kombëtare e Trajnerëve të Futbollit Shqiptar
  26. Shoqata Rajonale e Futbollit Durrës
  27. Shoqata Rajonale e Futbollit Elbasan
  28. Shoqata Rajonale e Futbollit Fier
  29. Shoqata Rajonale e Futbollit Gjirokastër
  30. Shoqata Rajonale e Futbollit Korçë
  31. Shoqata Rajonale e Futbollit Lezhë
  32. Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër
  33. Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë
  34. Shoqata Shqiptare e Futsalit dhe Minifutbollit

Asambleja ka të drejtën të aprovojë ose ndryshojë Rregullat e Proçedurave të Asamblesë së Përgjithshme.


Duke kontrolluar karten...